Gugello logo
gugello.com

ADMINISTRATOR/E ZYRE

Albanian HR Solutions
E negociueshme
E paspecifikuar
E paspecifikuar
Aplikime
Postuar më Feb 17, 2024
Sheshi Skënderbej, Tirana
E paspecifikuar
E paspecifikuar
Detajet e punës
Kompania "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore. “Albanian HR Solutions sh.p.k.” ka nisur procesin e selektimit të kandidatëve për postin: ADMINISTRATOR/E ZYRE (Institucion Financiar), për një Institucion Financiar, i cili se fundmi ka shtrire aktivitetin në Shqipëri. Përshkrimi: Administratori i Zyrës do të jetë personi më i rëndësishëm që nga dita e parë e themelimit të shoqërisë, përgjegjës për funksionimin, organizimin dhe mirëmbatjen e zyrës si dhe përllogaritjen e fondeve investuese (me software) komunikimin me bankën depozitare dhe AMF si dhe komunikim dhe përkrahjen e agjentëve shitës. Detyrat kryesore: • Organizimi dhe funksionimi i zyrës ne përputhje me Ligjet e Shqipërisë për Shoqëritë Tregtare, AMF-në dhe Politikën e Grupit. • Përllogaritje e vlerës se Fondeve Investuese ne bazë ditore, nepërmjet Software-it special dhe Excel, si dhe komunikim me bankën depozituese dhe AMF-në në bazë ditore për të vërtetuar vlerën neto të fondeve. • Raportime të regullta ndaj AMF-së. • Organizimin e dokumentacionit dhe komunikim me investitorët për cdo lloj çeshtje. • Qëndrim pozitiv dhe support maksimal ndaj agjentëve shitës. • Komunikim me Drejtorin Ekzekutiv dhe organizimin e takimeve dhe punës operative. Kërkesat kryesore: • Bachelor ose Master nëBiznes, Financa ose Juridik - Preferohet Bachelor ne Juridik, Master në Financa. • Përvoje pune në institucion financiar, e preferuar ne bankë. • Njohuri shumë të mira të Excel-it dhe IT në përgjithësi. • Të jetë I aftë të punojë nën presion dhe të zgjidhe problemet dhe te perfundoje detyrat e caktuara. • Të dije të organizoje orarin dhe të vendose prioritete në punë. • I gatshëm të shkoje në trajnime jashte shtetit te zyrat qendrore dhe të udhëtoje me punën. Ofrohet: • Pagë konkuruese. • Benefite të tjera të ofruara nga kompania. • Mundësi promovimi. Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara datës 25.01.2016 në adresën elektronike: contact@ahrs.al *Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë. Me ne më të sukseshëm!