Gugello logo
gugello.com

Shofer Dërgesash

NEPTUN
E negociueshme
E paspecifikuar
E paspecifikuar
Aplikime
Postuar më Feb 18, 2024
Sheshi Skënderbej, Tirana
E paspecifikuar
E paspecifikuar
Detajet e punës
Njoftim punësimi Neptun shpk është pjesë e BALFIN Group e specializuar në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake. Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale. Pozicioni: Shofer Dërgesash Departmenti: Logjistikë Vendodhja: Tiranë Shoferi është përgjegjës për furnizimin me produktet të dala nga Magazina qendrore dhe transportimin e tyre sipas (sasisë dhe cilësisë) të kërkuar nga klienti. Detyrat dhe përgjegjësitë: Kryen transportin e produkteve nga magazina në destinacion. Kryen lëvizje dhe transporte midis klientëve, partnerëve, shitësve dhe magazinës. Mban ditarin e furnitorit gjatë gjithë orarit të punës ku shënohen të gjitha lëvizjet. Raporton çdo ngjarje tek Menaxheri i Logjistikës. Mirëmban automjetet dhe dokumentet e tyre. Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga Supervizori. Kualifikimet: Te zotërojë patentë te klasit C. Te zoteroje CAP. Te zoteroje Karten e tahografit. Aftësi shumë të mira organizuese dhe koordinuese. Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave. Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit. Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës. Kushtet e punës: Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës. Procedura e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre para datës 20/02/2024 në adresën hr@neptun.al ose në numrin e kontaktit +355689000089 * Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”